Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim

Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim

Nga Martin Dichler, aeroTelegraph Në fakt kushtet janë të mira: biznesi i fluturimeve drejt Shqipërisë ka lulëzuar prej vitesh, Wizz Air dhe Ryanair po shënojnë rritje të paparashikuara të pasagjerëve dhe aeroporti i Tiranës llogarit për vitin 2025 rreth dymbëdhjetë milionë udhëtarë. Kështu që ka shumë fitues nga ky ngritje ajrore në Shqipëri – por linja shtetërore Air Albania, ku është e përfshirë edhe Turkish Airlines, ka mbetur që nga themelimi i saj në vitin 2018 në mënyrë të qëndrueshme një humbëse. Mbizotërimi i linjave low-cost dhe mungesa e mbështetjes nga shteti e çuan kompaninë në buzë të mbijetesës. Dhe pasi, më në fund, në pranverë të vitit 2025 u hapën brenda një kohe shumë të shkurtër linja drejt dymbëdhjetë destinacioneve, kjo rezultoi të ishte...