Shqiptari tmerron banorët në Greqi/ Arratiset nga burgu, plagos me thikë një vajzë dhe i vjedh 2 mijë euro

Shqiptari tmerron banorët në Greqi/ Arratiset nga burgu, plagos me thikë një vajzë dhe i vjedh 2 mijë euro

Një shtetas shqiptar 27-vjeçar, i arratisur një ditë më parë nga burgu i Kassandra, ka sulmuar me thikë një ukrainase 25-vjeçare pasditen e së premtes në Kypsa, në Halkidiki. Sipas raportimeve, rreth orës 17:00, shqiptari hyri në banesën e të resë, e qëlloi me thikë, i mori telefonin celular dhe 2.000 euro. Pas sulmit, autori u arratis, ndërsa viktima u dërgua me urgjencë në spital nga një ambulancë e EKAB. 25-vjeçarja e njohu autorin nga një fotografi e shqiptarit që i treguan policët. 27-vjeçari ishte i burgosur për çështje të trafikut të paligjshëm të emigrantëve dhe u arratis rreth orës 11:00 të enjtes gjatë punimeve pranë burgut.