Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Synonte presidencën e Irlandës, Conor McGregor zyrtarizon vendimin e tij për karrierën në politikë
Conor McGregor ka njoftuar se po tërhiqet nga gara për postin e presidentit të Irlandës. “Pas reflektimit të kujdesshëm dhe pas konsultimit me familjen time, po tërheq kandidaturën time nga kjo garë presidenciale“, shkroi ai në një postim në mediat sociale. “Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por është i duhuri në këtë moment“, tha më tej McGregor, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse. Në shtator të vitit të kaluar, ai pat njoftuar qëllimin e tij për t’u bashkuar me garën për t’u bërë president i Irlandës . Ai duhej të mbante një fjalim në takimet e Këshillit të Qytetit të Dublinit dhe Këshillit të Qarkut Kildare në një përpjekje për t’u futur në fletën e votimit për zgjedhjet e tetorit....