Ibrahimaj: Shqipëria synon rritje ekonomike 4% dhe mbyllje të negociatave deri në vitin 2027

Ibrahimaj: Shqipëria synon rritje ekonomike 4% dhe mbyllje të negociatave deri në vitin 2027

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dha intervistën e saj të parë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ku ndau vizionin e saj për drejtimin e këtij dikasteri dhe sfidat që e presin. Ibrahimaj theksoi se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe aftësi rikuperimi pas krizave të vazhdueshme në 5 vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një tregues pozitiv për potencialin që vendi ka. “Ekonomia shqiptare ka treguar që në vitet e fundit ka qenë dinamike, ka qenë elastike. Ne kemi kaluar në pesë vitet e fundit disa kriza të njëpasnjëshme, të cilat nuk kanë qenë të lehta, kanë qenë kriza globale. Dhe megjithatë pas çdo krize ne kemi arritur që ringrihemi dhe të kemi një rritje të ekonomisë, ndjeshëm...