25 minuta seancë për miratimin e programit qeverisës, deputeja e PS-së: E zhgënjyer! Do të punoj për të sjellë sa më shumë projekte në Vlorë

25 minuta seancë për miratimin e programit qeverisës, deputeja e PS-së: E zhgënjyer! Do të punoj për të sjellë sa më shumë projekte në Vlorë

Për herë të parë, seanca për miratimin e qeverisë dhe programit politik zgjati vetëm 25 minuta dhe asnjë deputet nuk arriti të diskutonte për aktin më të rëndësishëm të parlamentit. As vetë kryeministri nuk e përfundoi prezantimin e programit. Seanca e një dite më parë, nisi në orën 10:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama për prezantimin e programit të qeverisë deri në vitin 2029. Por për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, mazhoranca kërkoi të kalohej në votim duke e mbyllur seancën pas 25 minutash. Deputetja e PS-së në qarkun e Vlorës, Erjona Ismaili, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj, u shpreh  e zhgënjyer për mënyrën si u zhvillua seanca e parë...