Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Debati për Kodin Penal/ Tryeza konsultative në Durrës, gjyqtarët: Dispozita të vështira për zbatim me këto kapacitete
Diskutime dhe debate të shumta mbi draftin e ri të Kodit Penal pati sot nga gjyqtarë, prokurorë dhe përfaqësues të profesioneve të lira ligjore të Durrësit e Fierit. Tryeza konsultative, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, që u mbajt në Durrës, u fokusua tek paqartësitë dhe problematikat që sjell ky draft në praktikën gjyqësore. Një nga çështjet më të ndjeshme që ngritën gjyqtarët ishte dhe parashikimi në draft i përgjegjësisë penale për vendimet e marra nga gjyqtarët. “Si mund të prezumohet që një vendimmarrje e imja që nuk mbështetet nga një gjykatë më e lartë qenka përgjegjësi penale?! Duhet që të jenë norma të qarta, të sakta, të painterpretueshme…”-shprehet gjyqtari Olti Skrame. “Fjali të gjata e të mbingarkuara dhe nga ana konceptuale. Ka ngatërrim të...