Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Traktati i anëtarësimit në BE në 6-mujorin e parë 2028 / Balla: Italia, partner strategjik
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se pas përmbylljes së negociatave në vitin 2027, synohet nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit në 6-mujorin e parë 2028. “Të nënshkruajmë traktatin e anëtarësimit në fillim të vitit, apo në 6-mujorin e parë të vitit 2028 dhe të mbyllim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade”, tha Balla. Balla tha se në katër vitet në vijim ka një qasje të re për shqiptarët që jetojnë jashtë, me Komisionin e përhershëm të posaçëm. “Më në fund në Kuvendin e Shqipërisë, ne do të kemi një komision të përhershëm, i cili do të merret dhe do të ndjekë me zbatimin e të gjitha strategjive për kujdesin e domosdoshëm, qoftë të qeverisë qendrore, qoftë të...