Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Akt terrorizmi shtetëror! Veprim i qëndrimeve të djeshëm në Parlament
Berisha e nisi fjalën e tij me shpërthimin me tritol në banesën e deputetit të PD, gjatë orëve të para të mëngjesit në Kamëz. Kryedemokrati e quajti ngjarjen si ‘akt terrorizmi shtetëror’, ndërsa shtoi se është rezultat i ‘qëndrimit të djeshëm në Parlament. Këtu i referohet miratimit të programit qeverisës brenda 25 minutave. “Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës. Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit Xhelal Mziu,...