Lubonja: Rama mbështet Izraelin, por për të qetësuar myslimanët u hap muze

Lubonja: Rama mbështet Izraelin, por për të qetësuar myslimanët u hap muze

Analisti i njohur Fatos Lubonja kritikoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si sipas tij, po përdor myslimanët shqiptarë për interesa politike. Gjatë një aktiviteti kulturor të mbajtur me rastin e botimit të librit “Industria e Holokaustit” të Norman Finckelstein, Lubonja tha se edhe pse Shqipëria ka shumicë myslimane, qëndrimet e fundit të qeverisë në raport me konfliktin në Lindjen e Mesme, tregojnë një kurs të afërt me Izraelin, duke përmendur abstenimin e Tiranës në votimin e rezolutës për Palestinën në OKB. Për Lubonjën, lajmi për hapjen e një muzeu të artit islam, u përdor për të qetësuar reagimet e komunitetit mysliman për heshtjen ndaj asaj që po ndodh në Gazë.