Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, SPAK heq nga mbrojtja vëllain,Fitim Dumanin

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, SPAK heq nga mbrojtja vëllain,Fitim Dumanin

Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Në rrëfimin tronditës dhe ekskluziv dhënë për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, Fitim Dumani tregon vështirësitë dhe rrezikun e jetës së tij, pas përjashtimit nga programi i mbrojtjes. Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa asnjë shpjegim, duke mos e lejuar të takojë edhe fëmijët e tij, të cilët janë në program. Sipas Fitimit, SPAK i ka vendosur kushte që, nëse pendohet Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij, ai do të rikthehet në program. Por kur do të ndodhë kjo për Fitimin ende nuk dihet, pasi vëllai nuk ka pranuar të bashkëpunojë për momentin. Për këtë fakt, “Ma Shqip” ka kontaktuar Zyrën e Drejtuesit të...