Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pas arratisjes me makinë, arrestohet “Çekiçi” i Korçës: Dëgjohemi kur të dal!
Policia e Korçës ka arrestuar 27-vjeçarin Kostandin Dramolli, i cili njihet me emrin si reper “Çekiçi 14” dhe pretendon të bëjë një jetë “rebeli”. Sipas autoriteve policore, ai është vënë në pranga pasi nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar, në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”. “Oficeri i Policisë Gjyqësore arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Qafë Plloçë-Qukës”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin.” – thuhet në njoftim. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku Kostandin Dramolli e ka filmuar veten teksa drejton automjetin dhe tenton të arratiset, teksa është duke u ndjejur nga Policia. Ai e ka publikuar videon vetë në rrjetet sociale, teksa krahas...