Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij nga detyra. Në kërkesën drejtuar këshillit, Veliaj thotë se mungesa në punë nuk vjen si pasojë e vullnetit tim, por si pasojë e një “mase sigurie” disproporcionale dhënë nga gjykata ndaj tij. Veliaj thotë se sistemi gjyqësor nuk mori parasysh garantimin e qeverisjes vendore dhe se ky ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. “Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues”, shprehet Veliaj. Sipas Veliajt, kjo krizë e shkaktuar nga gjykata nuk mund zgjidhet me një...