Zjarr i madh djeg katër automjete në një garazh në Spitallë

Zjarr i madh djeg katër automjete në një garazh në Spitallë

Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës, në Durrës. Flakët përfshinë një garazh në ndërtim, duke dëmtuar katër automjete. Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet të ketë persona të lënduar. Shkaqet e shpërthimit të flakëve mbeten ende të paqarta, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.