Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për të mbrojtur Lirim Fezollarin

Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për të mbrojtur Lirim Fezollarin

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka reaguar përmes një “e mail”-i për gazetarët në lidhje me dosjen e njohur si “Buka”, ku ai është marrë i pandehur për veprën penale “Shpërdorim detyre”, ku fillimisht Ahmetraj u akuzua se i kishte shkaktuar rreth 7 miliardë lekë dëm shtetit. Për këtë çështje SPAK po heton edhe 7 persona të tjerë përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe biznesmenin Lirim Fezollari, por ndaj tyre është ndarë dosja më vete, duke ngritur dyshime për favorizim ndaj biznesmenit. Lirim Fezollari përfitoi aksionet e “Buka” sh.a., bazuar në një procedurë ankandi të zhvilluar nga ish-ministri Arben Ahmetaj në vitin 2015 dhe që u konstatua e paligjshme nga gjykata. Arben Ahmetaj akuzon prokurorin e çështjes, Elvin Gokaj, se tashmë ia ka tërhequr akuzën dëmin...