Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ushtria izraelite do të përdorë “forcë të paprecedent” në Qytetin e Gazës
Ushtria izraelite paralajmëroi më 19 shtator se do të operojë me “forcë të paprecedent” në Qytetin e Gazës, duke u bërë thirrje banorëve që të largohen drejt jugut dhe po ashtu duke njoftuar për mbylljen e një rruge të përkohshme për evakuim, që e hapi 48 orë më parë. Përpjekjet e Izraelit për të marrë nën kontroll të plotë Qytetin e Gazës kanë nxitur zemërim ndërkombëtar, teksa Rripi i Gazës ka pësuar shkatërrime të mëdha pas pothuajse dy vjet luftë dhe banorët po përballen me katastrofë humanitare. Ofensiva izraelite vjen po ashtu në kohën kur disa shtete perëndimore, përfshirë Francën dhe Britaninë, pritet të njohin një shtet palestinez gjatë samitit të Kombeve të Bashkuara që mbahet javën e ardhshme. OKB-ja në fund të gushtit vlerësoi...