Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Charles III me bodigardët e Trump

Media britanike Daily Mail ka zbuluar prapaskenat e një përplasje interesante mes shefave të kuzhinës në Kështjellën mbretërore Windsor dhe Shërbimin Sekret të SHBA, gjatë darkës luksoze të organizuar nga Mbreti Charles III për pritjen e Presidentit Donald Trump në Britani. Kjo darkë spektakolare e pa Trump-in dhe bashkëshorten e tij, Melania, të ulur në tryezën mbretërore me Mbretin Charles, Princin William dhe Princeshën Kate, të rrethuar nga dhjetëra drejtues të lartë biznesi dhe diplomatë nga të dy anët e Atlantikut. Por teksa 160 të ftuarit VIP po shijonin një darkë me tre pjata në ambientet e rafinuara të sallës “St George” në Kalanë Windsor, tensionet “poshtë shkallëve” kishin filluar të zienin. Burime për Daily Mail kanë treguar se disa anëtarë të ekipit të Shërbimit...