Babai i Denis Ruçit nis grevën e urisë para Parlamentit Grek, kërkon zhvarrosjen e trupit të djalit të tij

Babai i Denis Ruçit nis grevën e urisë para Parlamentit Grek, kërkon zhvarrosjen e trupit të djalit të tij

Që nga e hëna, Pano Ruçi, babai i Denis Ruçit, ka nisur një grevë urie para Parlamentit Grek për të kërkuar drejtësi për djalin e tij, i cili humbi jetën në tragjedinë e Tempi, dy vite më parë. Në këtë aksident hekurudhor, dhjetëra persona humbën jetën, përfshirë 22-vjeçarin Denis, dhe Pano Ruçi kërkon që trupi i tij të zhvarroset për të hedhur dritë mbi dyshimet që ka për mënyrën e trajtimit të trupit të të birit pas aksidentit. Pano Ruçi është i bindur se trupi i Denisit nuk është varrosur në mënyrën e duhur, por është djegur gjatë aksidentit për shkak të lëndëve djegëse që përfshinë trenin. Ai akuzon qeverinë greke për mashtrim dhe fshehje të të vërtetës, duke kërkuar një hetim të plotë dhe...