Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tragjedi në Itali: Tre të vdekur nga shpërthimi në kompaninë e mbetjeve, një person ende i zhdukur
Tre persona humbën jetën pas një shpërthimi në ‘Ecopartenope’ në Marcianise, në provincën e Casertës në Itali. Sipas informacioneve fillestare të raportuara për mediat italiane nga zjarrfikësit, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektet e kompanisë së trajtimit të mbeturinave. Mediat italiane bëjnë të ditur se një person i katërt raportohet i zhdukur. Disa ekipe zjarrfikëse janë në vendngjarje. Tre viktimat ishin punëtorë të angazhuar në punime mirëmbajtjeje. Ende nuk është e qartë nëse punëtorët ishin punonjës të kompanisë apo kontraktorë të jashtëm.