Burimi: 
								ntv.al
								
							
                                    Foto © ntv.al                                
                            Meta mbetet në qeli/ GJKKO rrëzon kërkesën për lirimin e tij!
                            Është mbajtur sot seanca për ish-presidentin Ilir Meta, teksa ky i fundit kërkoi që të ndryshohej masa e sigurisë ndaj tij. Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO e ka rrëzuar, duke e lënë Presidentin e Partisë së Lirisë në qeli, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Ndërkohë siç raportuam më herët, gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka nën shqyrtim dosjen e Ilir Metës, kërkoi që të hiqte dorë, por kërkesa e saj u refuzua, duke vijuar me tej me vendimin për ish-presidentin e vendit.