Nuk iu bindën policisë në Kukës, arrestohet 43-vjeçari, shpallet në kërkim 18-vjeçari që drejtonte automjetin

Nuk iu bindën policisë në Kukës, arrestohet 43-vjeçari, shpallet në kërkim 18-vjeçari që drejtonte automjetin

Një 43-vjeçar në Kukës dhe është shpallur në kërkim një 18-vjeçar, pasi nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin Njoftimi i policisë: Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Punohet për kapjen e shtetasi D. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.