Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-Presidentit për masë më të butë sigurie

Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-Presidentit për masë më të butë sigurie

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli. Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 kishte kërkuar një masë më të butë sigurie, kërkesë e cila është rrëzuar nga GJKKO. Pas vendimit, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha për mediat se do të vijojnë betejën për lirimin e Metës. “Unë e dija që do ta rrëzonte. Për mua…nuk aludoja që mund të kishte një vlerësim ndryshe. Nga sot zonja Gjoka do largohet, nuk e bën dot këtë çështje. Sot, edhe një herë tjetër, duhet të jeptë një vendim ndryshe dhe zoti Meta të lirohej. Ajo nuk e bëri, problemi është i saj, ne do vazhdojmë betejën”, tha avokati i Metës, Kujtim Cakrani. Ish-Presidenti...