Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Forumi i 12-të i BRAF në Shqipëri, Krasniqi: Mirëpritëm 9 vende anëtare, prioritet gjuha kundër urrejtjes
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka pritur dhe organizuar Forumin e 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF. Të zhvilluar në një periudhë 2 ditore, përfaqësues nga 9 vende anëtare të BRAF diskutuan një nga problematikat kryesore që paraqet në këto kohë zhvillimi teknologjik, “Gjuha e Urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online”. Pjesë e forumit ishte dhe përfaqësuesja e lartë e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, BSEC, zv.sekretarja e parë Amb Merve Safa Kavakcı. “Bashkëpunimi me BE-në dhe projekti “Blueing the Black Sea” synojnë të nxisin zhvillimin, inovacionin mjedisor dhe qëndrueshmërinë rajonale”, u shpreh zv.Ssekretarja. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi u ndalë në këtë forum në rëndësinë e luftës kundër Gjuhës së Urrejtjes, në të gjitha format e shfaqjes...