Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Flick me “frena dore”: Nuk jemi kualifikuar ende në gjysmëfinale, futbolli është i çmendur
Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, foli për mikrofonat e “Sky” pas fitores së thellë 4-0 ndaj Borussia Dortmundit, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve: “Mënyra se si kemi luajtur është gjëja më e rëndësishme. Kur luajmë kështu, është më e lehtë për ne të shënojmë. Kjo ka më shumë rëndësi. A jemi afër gjysmëfinales? Jo, ende jo. Mbetet për t’u luajtur edhe një ndeshje tjetër, futbolli është i çmendur. Duhet të luajmë njësoj edhe në Dortmund. Unë besoj tek ajo që bëjmë, do të jemi të kënaqur edhe nëse bëjmë më pak gabime”. Rezultati dhe paraqitja flasin vetë, çfarë ju pëlqeu më shumë?Gjëja më e rëndësishme për mua është që luajtëm siç dimë të luajmë. Kur luajmë kështu, shënojmë gola. Tani mund të...