Në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Kapshticë, dy të tjerë hetohen për kontrabandë dhe dokumente false

Në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Kapshticë, dy të tjerë hetohen për kontrabandë dhe dokumente false

Tre persona janë ndaluar nga Policia Kufitare në Kapshticë për 3 vepra të ndryshme penale. Policia njofton se një 37-vjeçar nga Peqini u arrestua në dalje të Shqipërisë, pasi ishte shapllur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve. “U kap në dalje të RSH-së dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 37 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Elbasan”, njofton policia. Ndërkohë kanë nisur hetimet për dy persona të tjerë, njëri për kontrabandë cigaresh dhe një 47-vjeçare që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false....