Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bardhi dënon vendosjen e tritolit pranë banesës së Mziut: Akte të tilla janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dënuar vendosjen e tritolit pranë banesës së deputetit Xhelal Mziu në Kamëz. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se akte të tilla kriminale ndaj një deputeti janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike. Ai shkruan gjithashtu se deri në këtë moment Policia e Shtetit, përveç një njoftimi pa përmbajtje, nuk rezulton të ketë përcjell asnjë informacion mbi veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes dhe autorëve të mundshëm të saj. Po ashtu, Bardhi shprehet se ai vetë dhe kolegët në Grupin e PD-së, janë pranë deputetit Xhelal Mziu dhe familjes së tij, teksa apelon për zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve. Reagimi i Bardhit: Dënoj me forcë aktin terrorist të...