Rama e akuzoi për ‘fshatin turistik’ në Theth, ILD rrëzon kërkesën për hetim ndaj prokurores Elsa Gjeli

Rama e akuzoi për ‘fshatin turistik’ në Theth, ILD rrëzon kërkesën për hetim ndaj prokurores Elsa Gjeli

Në vazhdën e shembjeve në Theth, kryeministri Edi Rama kishte sulmuar ashpër prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, duke e akuzuar për “hedhjen në kosh” të çështjes së “fshatit turistik”, të cilin e cilësoi si “krim të shumëfishtë”. Pas kërkesës së Ramës për të nisur hetime disiplinore ndaj prokurores, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) i është përgjigjur me një shkresë zyrtare, ku sqaron se nuk ka arsye për të hapur procedim. “Pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj… ka konkluduar se nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates znj. Elsa Gjeli… Për këtë arsye, është vendosur arkivimi pas verifikimit të ankesës suaj”, thuhet në letrën e...