Sejko pret ambasadorin slloven: Hyrja në SEPA, hap i rëndësishëm drejt integrimit europian

Sejko pret ambasadorin slloven: Hyrja në SEPA, hap i rëndësishëm drejt integrimit europian

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Jakob Štunf. Gjatë takimit, Guvernatori Sejko e njohu Ambasadorin me situatën aktuale ekonomike dhe financiare, si dhe perspektivën e ekonomisë shqiptare. Ai u shpreh se aktiviteti ekonomik në vend është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta me kushte financimi akomoduese. Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve. Gjithashtu, në njohje të stabilitetit ekonomik e financiar të vendit, Shqipëria ka përfituar tre ulje të rëndësishme të rrezikut të borxhit nga agjencitë prestigjioze Moody’s dhe...