Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
E moshuara grabitet në mes të rrugës në Korçë, arrestohet agresori 41-vjeçar
Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 14:52 Një grua e moshuar është grabitur në mes të rrugës në qytetin e Korçës. Autori i dyshuar është identifikuar dhe kapur një ditë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 12, teksa iu gjetën pas kontrollit kokainë dhe një përforcues grushti. E moshuara është sulmuar teksa ecte në rrugë, ku autori i dyshuar 41-vjeçar, E.R., ia ka shkulur me forcë varësen e floririt nga qafa dhe është larguar me vrap. “Specialistët e Sektorit të Narkotikëve kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 41 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen nr.12, i ka vjedhur një 82-vjeçareje, varësen e floririt që mbante në qafë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, atij...