Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuza/ Kush është biznesmeni që i dha ryshfet Ballukut për të fituar tenderin?
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi këtë të premte se ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Balluku, është përgjuar në një bisedë telefonike duke kërkuar një shumë të madhe parash për një tender. Sipas Berishës, ky regjistrim i është dorëzuar Kryeministrit Edi Rama, por ai ka zgjedhur ta emërojë sërish Ballukun në qeveri. Në një deklaratë nga selia blu të bazuar në “qytetari dixhital”, Berisha tha se në regjistrim dëgjohet një biznesmen që flet me një person tjetër, ku ai thekson se Balluku ka kërkuar një “përqindje të majme” për t’i akorduar tenderin. Sipas Berishës, regjistrimi i është dërguar Kryeministrit Rama dy javë më parë. Kryedemokrati ngriti dyshime të forta mbi arsyen pse, pavarësisht këtij regjistrimi, Rama e emëroi Ballukun zëvendëskryeministre. “Natyrisht ky regjistrim...