Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama kërkoi hetim për prokuroren Gjeli, ILD rrëzon kërkesën: Nuk ka fakte
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk do të nisë një hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila u kritikua publikisht nga kryeministri Edi Rama për mospaditjen e një ndërtimi pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit. Në një letër zyrtare drejtuar ministrit të Drejtësisë, ILD bën të ditur se pas verifikimeve paraprake të kryera mbi ankesën e paraqitur më 10 korrik, nuk janë konstatuar elementë juridikë apo faktikë që do të justifikonin nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurores Gjeli. Për këtë arsye, kërkesa është arkivuar. “Nuk konstatohen elementë juridikë apo faktikë të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Elsa Gjeli”, thuhet në vendimin zyrtar të ILD, të...