Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ kopsit dosjen ndaj dy serbëve
Prokuroria Speciale në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj shtatasve L.D dhe V.O. Të pandehurit akuzohen, se gjatë periudhës 1998 – 1999 në Gjakovë, në bashkëveprim me njëri-tjetrin dhe me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar. Sipas aktakuzës, më 25 dhe 26 mars 1999, në rrugën “Tahir Efendiu”, gjatë një aksioni të forcave policore serbe, ku morën pjesë edhe të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë, është vrarë një civil dhe janë keqtrajtuar gjashtë të tjerë të nacionalitetit shqiptar. Po ashtu sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se, të pandehurit, në bashkëkryerje,...