Sot shqyrtohet kërkesa e Metës për revokim, mbërrin avokati i tij në GJKKO

Sot shqyrtohet kërkesa e Metës për revokim, mbërrin avokati i tij në GJKKO

Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme Kujtim Cakrani, avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Kjo sepse këtë të premte, më 19 shtator, do të shqyrtohet kërkesa për revokim mase e Ilir Metës. Sakaq, me datë 9 tetor, në një dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet gjithashtu rekursi i bërë nga ish-presidenti Meta për masën e sigurisë, që i është caktuar prej rreth një viti nga Gjykata e Posaçme dhe vazhdon të lihet në fuqi deri më tani nga institucionet e drejtësisë ku ka apeluar. Rekursi nga kryetari i Partisë së Lirisë, vjen pas vendimit të fundit nga apeli i Gjykatës së Posaçme që e la të pandryshuar masën e sigurisë për të. Sjellim ndërmend se më 29 gusht, Prokuroria...