Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“E vështirë për ata?”, Maresca injoron dy yjet e ekipit: Babai im ka bërë peshkatarin për 50 vjet
Axel Disasi dhe Raheem Sterling nuk janë më pjesë e projektit të Chelsea-t. Të shtyrë drejt një largimi gjatë merkatos së fundit, mbrojtësi francez dhe sulmuesi anglez nuk arritën të gjenin blerës dhe tani e gjejnë veten jashtë planeve të skuadrës. Një situatë delikate, e cila ka bërë që Shoqata e Lojtarëve të Premier League t’u ofrojë mbështetje dy lojtarëve. Pavarësisht kritikave, trajneri Enzo Maresca mbrojti qëndrimin e klubit, duke theksuar se kjo është një praktikë e zakonshme në futbollin modern: “Nuk është vetëm Chelsea: ndodh në çdo klub në botë. Kur, për arsye të ndryshme, lojtari dhe klubi nuk mund të arrijnë një marrëveshje, lojtari vihet në një pozicion për t’u stërvitur, por nëse nuk je pjesë e ekipit, nuk je pjesë e ekipit”,...