Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gogu betohet si ministër: Nder dhe privilegj të shërbej në këtë kabinet me mision historik
Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Presidencë, Toni Gogu është betuar si Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, pjesë e kabinetit të ri qeveritar me vizionin “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”. “Është një nder dhe privilegj të shërbej në këtë kabinet me mision historik. Shqipëria Europiane nuk është më një stacion i largët, por një destinacion shumë më i afërt se ndonjëherë më parë. Është fitorja e gjeneratës sonë, e ardhmja e fëmijëve tanë dhe ëndrra e brezave të tërë,” – u shprehet Gogu në një postim në rrjete sociale pas betimit. Z.Gogu theksoi përkushtimin për të qenë “një shërbëtor publik i papërtuar” përballë sfidave që ka vendi. “Në çdo ditë të kësaj detyre unë do të jem një shërbëtor publik i papërtuar dhe i...