Për herë të parë një grua në krye të institucionit, Rama prezanton Koçiun: Ministria e Punëve të Brendshme duhet ngritur në një lartësi të re

Për herë të parë një grua në krye të institucionit, Rama prezanton Koçiun: Ministria e Punëve të Brendshme duhet ngritur në një lartësi të re

Kryeministri Edi Rama ka prezantuuar ditën e sotme ministren e parë grua në krye të Ministrisë së Brendshme. Në fjalën e tij, Rama tha se tashmë ky institucion duhet të fokusohet në të gjitha punët e brendshme të vendit dhe jo vetëm te Policia e Shtetit. Rama theksoi se ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë. Rama: Ky është një moment historik për Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi për herë të parë drejtimin e merr një grua. Ministrja e re vjen sot në krye të Punëve të Brendshme me një profil krejt tjetër nga tërë paraardhësit e saj dhe me një mision shumë të qartë, ta kthejë këtë Ministri nga...