Gjendet pa jetë në banesën e marrë me qira në Shkodër shtetasja amerikane, dyshimet

Gjendet pa jetë në banesën e marrë me qira në Shkodër shtetasja amerikane, dyshimet

Një shtetase e huaj është gjetur pa jetë në Shkodër. Policia bën me dije se rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës. Top Channel