Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e një civili shqiptar dhe keqtrajtimin e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Të pandehurit, të identifikuar vetëm si L.D dhe V.O., akuzohen se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë të popullsisë civile të kombësisë shqiptare. Ata dyshohen se, në cilësinë e zyrtarëve policorë, morën pjesë në një aksion të forcave policore serbe ku u vra një civil shqiptar dhe u keqtrajtuan gjashtë civilë të tjerë shqiptarë më 25 dhe 26 mars 1999, në rrugën “Tahir Efendiu” në Gjakovë. “Ekziston dyshimi i bazuar mirë se, të pandehurit,...