“U vënë gjoba personale fshatarëve”, Rama ‘shkund’ Policinë: Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje, policia shkon…

“U vënë gjoba personale fshatarëve”, Rama ‘shkund’ Policinë: Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje, policia shkon…

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, në një fjalim ku nuk munguan as tonet e forta ndaj Policisë së Shtetit dhe rolit të saj në kontrollin e territorit. Në fjalën e tij, Rama u ndal veçanërisht te ndërhyrjet e fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se tashmë Policia ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë proces, ndërsa nuk kurseu as kritikat për të kaluarën. “Kontrolli i territorit në kuptimin e ndërtimeve ka filluar tashmë dhe policia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë,” deklaroi Rama. “Është vendosur në njëfarë rruge ky kontroll, edhe falë angazhimit të drejtorit të policisë në këtë rast. Deri dje policia ishte pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.” Kryeministri ironizoi situatat absurde ku qytetarë...