Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjendet e pajetë një amerikania në Shkodër – Dyshimet
Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Shkodër. Policia bën të ditur se rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.