Xhelal Mziu: Nuk kam konflikte me njeri! Sulmi politik, sinjal për të mbyllur gojën nga maxhoranca 

Xhelal Mziu: Nuk kam konflikte me njeri! Sulmi politik, sinjal për të mbyllur gojën nga maxhoranca 

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu thotë së shpërthimi me tritol në murin rrethues në banesën e tij në Kamëz ka prapavijë politike.  “Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.  Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar qaë nuk pati probleme njerëzore as tek unë dhe as te kalimtarët. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akti absolutisht politik, madje është sinjal për të treguar se nuk mundet që të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përvecse sinjalit për të na...