26 organizata ndërkombëtare e shqiptare për lirinë e medias letër kreut të Kuvendit: Të anulohen planet e mazhorancës për kufizimin e pranisë së gazetarëve në Parlament

26 organizata ndërkombëtare e shqiptare për lirinë e medias letër kreut të Kuvendit: Të anulohen planet e mazhorancës për kufizimin e pranisë së gazetarëve në Parlament

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i janë drejtuar me një shkresë zyrtare kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit, duke i kërkuar anulimin e anulohen planet e mazhorancës për të kufizuar praninë e gazetarëve në parlament. Në këtë shkresë shprehet shqetësimi për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar praninë e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së filmimeve të pavarura dhe kufizimit të kontakteve spontane me deputetët. “Sot, 26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i kanë dërguar një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe drejtuesve të grupeve parlamentare. Organizatat shprehin shqetësimin e thellë për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar aksesin e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së...