E vetmja kundër, SHBA bllokon për të gjashtën herë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën

E vetmja kundër, SHBA bllokon për të gjashtën herë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën

Për të gjashtën herë, Shtetet e Bashkuara rrëzuan me veton e tyre një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkonte armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, ndërsa nga Izraeli pretendohej heqja e të gjitha kufizimeve për dërgimin e ndihmave në enklavën gjysmë të shkatërruar palestineze. E dërguara e SHBA-së në OKB, Morgan Ortagus, tha se teksti nuk ishte i mjaftueshëm në dënimin e Hamasit dhe nuk e njihte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. “Shtetet e Bashkuara e hedhin poshtë këtë rezolutë të papranueshme. Hamasi nuk ka më kohë, ai duhet të lirojë çdo peng tani dhe të dorëzohet menjëherë. SHBA-ja do të vazhdojë punën me partnerët për t’i dhënë fund këtij konflikti të tmerrshëm”, shprehet...