Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrëfimet që mungojnë
Tetë vite më parë, nëna ime humbi jetën nga kanceri. Me ikjen e saj, diçka ndryshoi përgjithmonë tek unë. Portreti i saj i qetë, duart që shtriheshin drejt meje për t’u mbajtur, teksa e shtrirë në orët e fundit përpiqej të më fliste për vazhdimësinë… dhe frika që ajo mbante brenda vetes për një udhëtim të vetëm e të pakthim, do të mbeten gjithnjë në kujtesën time. Ajo ikje ishte takimi im i parë me humbjen. Deri atë mbrëmje, nuk dija asgjë për vdekjen. Në ditët kur e shoqëroja nëpër spitale, me shpresën se do të arrinim të mundnim sëmundjen që i kishte pushtuar trupin, në bibliotekën time hasa një libër të Simone de Beauvoir, “Një vdekje shumë e ëmbël”. Prej kohësh ai libër qëndronte...