‘Asgjesoi parlamentin’/ PD liston 11 shkeljet e Niko Peleshit, zyrtarizon shkresën për shkarkimin e kreut të Kuvendit

‘Asgjesoi parlamentin’/ PD liston 11 shkeljet e Niko Peleshit, zyrtarizon shkresën për shkarkimin e kreut të Kuvendit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar shkresën për shkarkimin e Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pas seancës skandaloze që u zhvillua ditën e djeshme. Në shkresë janë listuar 11 shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, që Peleshi kreu në seacën e djeshme parlamentare, duke i mohuar fjalën opozitës, si dhe kalimin në votim të qeverisë dhe programit qeverisës, pa asnjë debat brenda 25 minutave, duke i privuar shqiptarët nga e drejta e informimit. ‘Z. Niko Peleshi është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në seancën plenare të datës 12 Shtator 2025. Që nga dita e zgjedhjes dhe deri në këtë moment, ka thirrur dhe drejtuar 2 seanca plenare (datë 16 Shtator dhe 18 Shtator), në të cilat ka kryer veprime aktive në...