Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Autoritetet e shpallin në kërkim/ Arratiset nga burgu në Greqi 27-vjeçari shqiptar
Një 27-vjeçar shqiptar është arratisur nga Burgjet Rurale të Kasandrës, ndërsa autoritetet greke janë vendosur në kërkim të tij. Mungesa e të riut shqiptar raportohet se është zbulua pasditen e së enjtes (19 Shtator). Administrata e burgut njoftoi menjëherë Departamentin e Policisë së Kasandrës për të filluar hetimet me qëllim gjetjen e tij. Bëhet me dije se të burgosurit në Burgjet Rurale të Kasandrës jetojnë në një regjim gjysmë të lirë, duke ofruar punë në mjediset e Institucionit Korrektues.