Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu/ Akuzat për lidhje me krimin e organizuar

Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu/ Akuzat për lidhje me krimin e organizuar

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fethau, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet për grupin e Suel Çelës. Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela, i cili vendosi që Pajtime Fetahu të lirohet menjëherë nga qelitë dhe të kalojë nën masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’. Ekspertët mjeko ligjor, kolauduan që vazhdimi i paraburgimit, ish-gjyqtares i rrezikon jetën për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuan. “Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën hetim Pajtime Fetah me vendimin nr. 138, datë...