No Image Available

Begzad Baliu: Universi letrar i Jusuf Buxhovit

Nga Begzad BaliuLeximin e veprës letrare të historianit, shkrimtarit e publicistit Jusuf Buxhovi e kam filluar më shumë se katër dekada më parë. Isha gjimnazist kur arsimtari i gjuhës, Fejzullah Fejzullahu, një nga ata treqind intelektualët e izoluar të vitit 1989, na e solli romanin e sapo botuar “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”(1982) dhe tek po e mbante në dorë, na tha: “Kjo vepër e shkrimtarit Jusuf Buxhovi nuk është lektyrë e obligueshme shkollore sepse sapo ka dalë nga shtypi, por me vlerat që ka, do të bëhet, prandaj ju që i keni përfunduar referatet (seminaret) e lektyrës do të ishte mirë ta lexoni”.Leximin e veprave të tij e kam vazhduar më tej me romanet “Loja” (1980), “Nata e shekujve”(1985), “Galeria e të vdekurve”(1987), “Libri...