Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka kushtuar rëndë dy deputetëve të Partisë Demokratike. Sekretariati i Etikës pranë Kuvendit vendosi të përjashtojë me 10 ditë nga punimet deputetët Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka. Dy deputetët u kapën nga kamerat teksa hidhnin librin e Kushtetutës apo bidonë me ujë në drejtim të kryeministrit Rama. Përplasjet në Kuvend nisën kur kreu i qeverisë ndërpreu fjalën e tij, për të lidhur me sistemin e sallës një video të ministres digjitale Diella.