“Të ngujohemi ose të nisim grevë urie”, Gjoni propozon veprime radikale në Kuvend, Korreshi: Njerëzit nuk dalin më…

“Të ngujohemi ose të nisim grevë urie”, Gjoni propozon veprime radikale në Kuvend, Korreshi: Njerëzit nuk dalin më…

Osman Stafa ka zbardhur detaje nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ligjvënësit diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në Parlament. Deputeti Gjin Gjoni tha se është i mendimit për radikalizim të aksionit. “Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri”, tha ai. Edhe Saimir Korreshi deklaroi se është për ngujim në parlamentin e Shqipërisë. “Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi”. Korreshi dha mendimin...