Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hodhën rregulloren e Kuvendit drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë dy deputetët e PD-së
Janë përjashtuar për 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat parlamentare dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka.. Përjashtimi vjen pas tensioneve në Kuvend, ku opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe hodhi në drejtim të kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrave, Rregulloren dhe rendin e ditës. Përplasjet në Kuvend nisën kur kreu i qeverisë ndërpreu fjalën e tij, për të lidhur me sistemin e sallës një video të ministres digjitale Diella.